AKTUALITET, 21 Shtator 2025, 13:12

Krimi/ Adoleshenti godet me gërshërë një 40-vjeçar pas një konflikti, i shkakton plagë në trup

Krimi/ Adoleshenti godet me gërshërë një 40-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 40-vjeçar, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ngjarja ka ndodhur më datë 20 shtator 2025.

Gjatë përplasjes fizike mes dy shtetasve, i mituri ka përdorur një palë gërshërë, duke i shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup shtetasit D. V., 40 vjeç. Fatmirësisht, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht autorin e dyshuar, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.