TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personat që shihni janë dy kushërinjtë e arrestuar në Kamëz për kokainë. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke sekuestruar 2 kg e 235 gram kokainë.
Bëhet fjalë për S.Nelën dhe A.Nelën, djem xhaxhallaresh, u kapën me 2.2 kilogramë kokainë në automjet të ndarë në 2 pako.
Lënda narkotike kokainë që u kap nga agjentët e Komisariatit nr. 4 në zonën e Treshit në Tiranë dyshohet se ka ardhur nga Spanja me kamion.
Në Spanjë jeton vëllai i S.Neles, E.Nela, i cili dyshohet se është dërguesi nga atje. Këtu në Shqipëri vëllezërit kanë ndërtuar një vilë të madhe 4 katëshe, e cila dyshohet se është ngritur me para droge.
"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”. Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”, njoftoi policia.
Ata dyshohet se furnizonin me kokainë, qytetarë dhe grupe, të cilët e ndanin lëndën në doza, dhe e shisnin në zonat e “Alliasit” dhe “Oxhakut”. Dy djemtë e xhaxhallarëve akuzohen për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.