AKTUALITET, 25 Dhjetor 2025, 11:59

Detaje të reja nga plagosja në Kavajë/ “Më jep para ose të vrava”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

Detaje të reja nga plagosja në Kavajë/ “Më jep para

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës. 

Biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. 

Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para, ndryshe do ta qëllojë për ta vrarë. 

Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë. 

Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.