AKTUALITET, 25 Dhjetor 2025, 09:19

Festa e Krishtlindjes, në katedralen 'Ngjallja e Krishtit' mbahet mesha për besimtarët ortodoks. Imzot Joani pret vizita

Festa e Krishtlindjes, në katedralen 'Ngjallja e Krishtit' mbahet

Sot në katedralen “Ngjallja e Krishtit” mbahet mesha për besimtarët ortodoks, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën. Që prej orës 8:00  te "Ngjallja e Krishtit" po zhvillohet Liturgjia Hyjnore e së kremtes madhështore të Krishtlindjes.

Pas saj, ora 11:00 -13:00, te Salla e Pritjes, (pas Katedrales) Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë vizita me rastin e kësaj feste të madhe.

Festimi i Krishtlindjes nisi të marrë formë zyrtare në shekullin e IV, kur Kisha e Romës përcaktoi datën 25 dhjetor si ditën e përkujtimit të lindjes së Krishtit.

Kjo datë u lidh edhe me festa më të hershme pagane që kremtonin dritën dhe rilindjen, duke i dhënë festës një kuptim të ri shpirtëror.

Me kalimin e shekujve, Krishtlindja u shndërrua në një festë jo vetëm fetare, por edhe kulturore. Tradita të ndryshme, si vendosja e bredhit, shkëmbimi i dhuratave dhe figurat simbolike si Babagjyshi i Vitit të Ri, u zhvilluan kryesisht në Evropë gjatë Mesjetës dhe u përhapën më pas në mbarë botën.

Sot, Krishtlindja festohet në kultura dhe vende të ndryshme, duke ruajtur thelbin e saj historik dhe shpirtëror, si një festë që promovon paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve.