AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 15:56

Zbardhja e vrasjes së 22-vjeçares keniane/ Eksperti: Faji kryesor mbetet i grupit të hetimit!

Zbardhja e vrasjes së 22-vjeçares keniane/ Eksperti: Faji kryesor

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhep,i e konsideron vrasjen e 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko në Shqipëri si një ngjarje që pa hetuar mirë. Sipas tij, faji kryesor mbetet i grupit të hetimit, që ose nuk i kushtuan rëndësinë e duhur ngjarjes, ose s’kanë dashur që ta zbardhnin.

Në një intervistë për Panorama TV, Rexhepi deklaroi se nëse Ayoko do të ishte një shtetase perëndimore, atëherë interesi i shtetit do të ishte më i lartë për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Artan Rexhepi: Ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur. Kjo është një ngjarje shumë flagrante. Edhe një grup i pavarur hetimi mund të ngrihet. E para është vepër penale shumë e rëndë vrasja e një njeriu. Nëse do ishte shtetase perëndimore, shteti do sillej shumë ndryshe. Shumë vite më parë është vrarë një shtetas gjerman dhe ka pasur një interes maksimal nga ana e ambasadës. Nëse do ishte shtetase perëndimore nuk do ishte kaq e ulët interesi. Nëse do ishte shtetase amerikane, s’do doja ta kaloja nëpër mend. Shkurt nuk është bërë detyra. Duhet të jemi të barabartë me të gjithë shtetasit.

Ndër të tjera, Rexhepi deklaroi se kjo ngjarje duhet t’i kalohet për hetim prokurorisë së posaçme.

Artan Rexhepi: Këtu në fakt, përgjegjësinë e shoh tek hetimet fillestare. Barra kryesore i ngelet policisë, ndoshta dhe prokurorisë. Unë gjykoj, propozoj që kjo ngjarje t’i kalojë SPAK-ut. Janë seriozë, njerëz që punojnë. Nuk tolerohet një vrasje. Mund të tolerosh një gërvishtje llamarinash në një aksident rrugor. S’kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. E ëma ia vinte gishtin shoferit, ndoshta me të drejtë por nuk e dimë ende. Fakti që e mbajtën larg, e vonuan, ndoshta lanë që të ftohej. Kurajo e madhe është e atyre që hetuan, që e lanë pas dore. Është një hetim që çalon shumë, nuk mund të them nëse është neglizhencë apo për shkak të korrupsionit.