TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet dëshmia e autorit të plagosjes në Bathore. Autori, D.Bajrami ka dëshmuar se prej disa muajsh i kishte shitur automjetin E.Vishës dhe ky i fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë.
Autori është shprehur se kishte frikë se mos E.V si përdorues lëndësh narkotike mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme dhe prej disa ditësh i kishte thënë D.B se makina i ishte prishur ndërkohë që e kishte parë duke qarkulluar me automjet.
24-vjeçari ka pranuar që ka qënë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin. I plagosuri para hetuesve ka pranuar që ka blerë makinën nga D.Bajrami por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkak të gjëndjes së rënduar.
I riu u qëllua në krah pasditen e djeshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 24-vjeçari D.Bajrami u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.