AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 10:00

VIDEO/ Kryeministri Rama, batuta me rektorin e Universitetit BOKU të Vjenës: Na ka dalë nami se jemi të dhunshëm, por duam pa kushte

VIDEO/ Kryeministri Rama, batuta me rektorin e Universitetit BOKU të

Gjatë një ceremonie vleresimi me rektorin e Universitetit të BOKU në Austri, Hubert Hasenauer, kryeministri Edi Rama nuk la pa bërë batutat e tij karakteristike.

Duke iu referuar stereotipeve për shqiptarët, Rama me humor tha se “ka dalë nami që jemi të dhunshëm”, por shtoi me ironi:

“Kur të duam, të duam pa kushte. Madje, edhe me pahir – s’ke nga lëviz fare.”

Rektori Hasenauer e priti batutën me buzëqeshje, ndërsa takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Rama e përfundoi fjalën e tij: Do të të vijë pa marrë leje pasaporta shqiptare. Kur të ikësh nga kjo botë nuk dot të ikësh si austriak, por si austriak dhe shqiptar.

Rama: Ju sot nuk jeni thjesht një akademik, apo njeri i ditur që është ndalur këtu për të thënë ato që di, por jeni një pjesë e jona. Për ne ka dalë nami që jemi pak të dhunshëm por aty ku ne meritojmë të quhemi të tillë, është që ne kur të duam, të duam pa kushte dhe me pahir.

Kështu që nuk ke nga lëviz fare, sot ju jeni një tjetër xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë dhe lidhjes mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe pa asnjë diskutim ju do të përmendeni me të tjerë në këtë komunitet shpirtrash që i ndihen kësaj miqësie dhe lidhjeje që ju po kontribuoni drejtpërdrejt për ta bërë më të fortë.

Ajo që i bashkon të gjithë ata austriakë që e kanë emrin të shkruar në faqet e historisë së këtij vendi, është një fakt: asnjëri prej tyre nuk iu qas Shqipërisë për të marrë por i qëndroi besnik për t’i dhënë. Për këtë Shqipëria iu është mirënjohëse.