AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 09:40

Reagimi/ "A e keni takuar Edi Ramën?", ja si përgjigjet Altin Dumani

Reagimi/ "A e keni takuar Edi Ramën?", ja si përgjigjet

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në emisionin "Trialog" në RTSH, është pyetur nëse ka refuzuar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se takimet e tij me përfaqësues të pushteteve të tjera janë institucionale dhe proceduriale.

Kur u pyet se cila ka qenë përballja fizike me kryeministrin Edi Rama, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej.

Pyetje: Keni refuzuar një takim me kryeministrin? A është refuzuar nga ana juaj një takim me Edi Ramën?

Altin Dumani: Takimet e drejtuesit të SPAK me përfaqësues të pushteteve të tjera janë proceduriale dhe institucionale. Takime të tjera tej këtij formati nuk kam patur dhe nuk kam asnjë.

Pyetje: Kjo do të thotë se keni pasur vetëm takime formale. Cila ka qenë përballja juaj fizike me kryeministrin e vendit?

Altin Dumani: Kjo është përgjigja ime.