AKTUALITET, 6 Nëntor 2025, 11:35

VIDEO/ Rama: Nga 2026, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës publike. Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

VIDEO/ Rama: Nga 2026, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore.

Edi Rama: Ka një tjetër lajm të mirë, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror apo vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

Kjo është politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 mln euro që në vitin e parë 2026 shumës që mandate i katërt do të vendosë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Kështu konkretisht 10600 punonjës shërbimi do të përfitojnë me 10 mijë lekë të reja në muaj, për  specialistë e administratës publike, rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, mësuesit 3 mijë lekë të reja në muaj. Në sektorin e Shëndetësisë, do të fillojë përllogaritja e vjetërsisë në punë. Do të ketë rritje për vjetërsinë në punë edhe për sektorin e policisë.

Tani më Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do bëhet çdo vit dhe më i prekshëm. Ata që na dhanë besimin me 83 mandate meritojnë çdo vite  më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë.

Sipas Ramës, për 10600 punonjës shërbimi pagat do të rriten me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja, për mësuesit 3 mijë lekë të reja. Ndërsa për sektorin e shëndetësisë dhe policinë e shtetit do të llogaritet edhe vjetërsia.

“Ka një tjetër lajm shumë e të mirë në pr.buxhetin 2026 i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për punonjësit e sektorit publik që do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është politikë e re pagash e kombinuar me rritjen e përgjithshme i shton 100 milionë euro shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse

10600 punonjës shërbimi; sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë e magazinierë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë në muaj.

Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja, mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë.

Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131 700 në 143 500 lekë të reja në muaj.

Për mjekët në spitale nga 174  mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj.

Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92500 lekë në muaj.

Për punonjësit e policisë së shtetit përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsi në punë. Për garat më të ulëta rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja në muaj.

Për një punonjës me vjetërsi 15 vjet pagat rriten si më poshtë;

Për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84 500 të reja plus shtetas për kushtet e punës e ushqimit që e çon pagën në 100 mijë lekë të reja.

Për nënkomisarët nga 95 500 në 101 mijë lekë të reja e cila me shtesën për kushtet e punës e ushqimit që e çon pagën shkon 116 mijë lekë të reja.

Për komisarët nga 105 000 në 110600 mijë lekë të reja plus shtesën për kushtet e punës e ushqimit shkon në 125600 lekë të reja

Nga drejtuesit e thjeshtë 103500 shkon  në 141450 lekë të reja me shtesën shkon 156450 lekë të reja.

Janë të gjitha lajme të mira për këto kategori. Shqipëria është në nivel tjetër dhe ky fakt do të behët çdo vit më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat të njerëzve që jetojnë me punë. Ata që na dhanë besimin meritojnë çdo vit e më shumë dhe do kenë çdo vit e më shumë. Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është PS”.