TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësit e tij kanë pasur këtë mbrëmje përplasje me policinë e shtetit.
Kjo pasi ai vendosi sërish çadër para Kryeministrisë, duke paralajmëruar se do të vendoseshin edhe të tjera.
Policia në ditët e para të protestës së Lapajt sekuestroi çadrat që protestuesit vendosën para godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lapaj u shpreh se Prokuroria vendosi mos-fillimin e procedimit penal për çështjen e çadrave dhe kjo sipas tij i jep të drejtë Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ për vendosjen e çadrave në sërish në shenjë proteste para Kryeministrisë.