TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion i përbashkët policor mes Shqipërisë dhe Spanjës ka çuar në pranga shtatë persona me shtetësi shqiptare te cilët ishin arratisur dhe ishin shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Gjashtë nga të arratisurit, kishin një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge; ndërsa personi i shtatë ishte në kërkim për kryerjen e më shumë se 40 vjedhjeve, siç raportohet nga Policia Kombëtare Spanjolle.
Ky operacion u krye në kuadër të Konventës së fundit Evropiane për Ekstradimin e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e cila hyri në fuqi më 18 mars 2022 dhe në bazë të së cilës agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle dërguan një listë me 25 të kërkuar.
Një prej të arratisurve të arrestuar në kuadër të këtij operacioni kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga një gjykatë në Arenys de Mar (Barcelona) si pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me kultivimin e bimëve të marijuanës, e cila vepronte që nga tetori 2019, nga shtëpi të ndryshme me qira në disa provinca të Spanjës.
Një tjetër prej të arratisurve ndodhej në qytetin e Vlorës (Shqipëri), atij i ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike.
Si pjesëtar i një organizate kriminale, ai merrej me kultivimin e kësaj droge në banesa apo ambiente të ndryshme industriale të marra me qira enkas për këtë aktivitet.
Arrestimi i personit të tretë u bë në qytetin e Tiranës (Shqipëri) pasi ishte dënuar për veprën penale të trafikut të drogës, duke qenë drejtues i një organizate turko-shqiptare të dedikuar për futjen dhe më pas shpërndarjen e heroinës në Spanjë.
Personi i katërt u arrestua në qytetin e Lezhës pasi u akuzua për më shumë se 40 vjedhje në shtëpi të banuara në tetor 2012 dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.
Ky është një operacion në vazhdim ku vijon shkëmbimi i informacionit operacional me synimin gjetjen e më shumë të arratisurve nga drejtësia spanjolle.