AKTUALITET, 26 Maj 2022, 14:21

“Jam gati edhe në 12 të natës nëse do Rama’!”/ Alibeaj shprehet i hapur për të bashkëpunuar me PS për Presidentin

“Jam gati edhe në 12 të natës nëse do

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili sillet sot si udhëheqës i opozitës, tha se është i hapur për të bashkëpunuar me PS-në për zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kushtin që t’i përmbahen dokumentit që ka dorëzuar PD të cilit, Alibeaj thotë se socialistët janë tërhequr.

“Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”, theksoi Alibeaj.

Pyetje: A do të propozojë PD një emër për Presidentin për raundin e tretë?

Enkelejd Alibeaj: “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie.

Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi

Presidenti nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet, mbështetjen e gjithë palëve.

Ndryshe do të jetë president gjysmak, i gjymtuar, nuk do të mundet dot t’i bëjë ballë rrebesheve politike që do të vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS, kjo është një gjë që të paktën në sytë e shqiptarëve ne e bëmë detyrën"tha Alibeaj. 

Alibeaj gjithashtu deklaroi se do të vendosen anëtarët e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale.