AKTUALITET, 26 Maj 2022, 14:01

Petrit Vasili akuza qeverisë: 99.9% e tenderave jepen pa garë, luhen miliona euro. SPAK të hetojë!

Petrit Vasili akuza qeverisë: 99.9% e tenderave jepen pa garë, luhen

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për tenderat e lëshuara. Ai shkruan në rrjetet sociale, se 99.9% të tenderava jepen pa garë.

Vasili thotë se janë qindra tendera që jepen nga qeveria me 99% të çmimit, ku tenderohen qindra miliona euro. Ai inkurajon SPAK-un që të hetojë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Per tenderat, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa gare, Rama jep edhe 30% kompesim,ndersa per qytetaret zero ndihme!

Media raportojne qe Tenderi i mirembajtjes se kater rrugeve te Rajonit Qendror dhe Juglindor me vlere 12 milion euro jepet pa gare dhe me mbi 99.9% te cmimit.
Sikur nuk mjafton, qe keta tendera dhurohen nga qeveria me 99% te vleres, por do tu japin edhe 30% kompesim.

Jane me qindra tendera, qe jepen nga qeveria me 99% te çmimit ane e mbane ministrive e drejtorive rilindase ku tenderohen qindra milion euro.

SPAK rri mbyll syte, gojen dhe veshet ndersa parate publike grabiten e plaçkiten kaq trashe sepse jane te sigurte per pandeshkueshmerine e tyre.

Ne nuk do mbyllim syte dhe do tja kerkojme SPAK zyrtarisht qe te hetoje deri ne fund.

Dy rruge ka: ose SPAK do te hetoje ose me mosveprimet e tij do te konsiderohet i inkriminuar me vjedhjen shteterore.