AKTUALITET, 26 Maj 2022, 13:31

Çështja e detit me Greqinë në Hagë, Olta Xhaçka pyetet a po pret mazhoranca të zgjidhet Presidenti i ri. Ja si përgjigjet Xhaçka

Çështja e detit me Greqinë në Hagë, Olta

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u pyet sot nga gazetarët nëse qeveria po pret zgjedhjen e kreut të ri të shtetit për të vijuar me negociatat me Greqinë për çështjen e detit dhe dërgimin e dosjes në Hagë për mosdakordësitë mes dy shteteve.

“Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do të duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi”, theksoi ministrja ne komunikimin me mediat pas mbledhjes se qeverise.

Pyetje: Çështja e detit me Greqinë do të shkojë në Hagë, e ka bërë qeveria gati dosjen apo pret të ndryshohet dhe presidenti i Republikës që mos u kthehet si ka ndodhur në një moment kur ishte gati të kishte marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë?

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka: Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi.

Kur koha të vijë do të ulemi për ta dakordësuar një kompromis të tillë sipas detyrimeve ligjore që kërkon gjykata ku do e çojmë çështjen.