TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy tifozë holandezë, të cilët janë përfshirë në aktet e dhunës së dy ditëve më parë në Tiranë para finales se Ligës se Konferencës janë arrestuar nga policia shqiptare, pasi plagosën me sende të forta një efektiv policie.
Sipas policisë, në pranga janë vënë dy të rinj, të moshës 23 dhe 21 vjeç, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Dy ditë më parë tifozët e skuadrës holandeze, por edhe atë te Romes janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit nuk i lejoi që të ndeshen me njeri-tjetrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.