TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes pa media të grupit parlamentar të PD, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, mbi qëndrimin për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Mësohet se në një linjë mendimi me deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, që kërkuan: “t’i japim fund pjesëmarrjes tonë në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, ka qenë edhe Ferdinand Xhaferraj.
“Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne grup kemi rënë dakord qe bojkoti është gabim dhe pavarësisht shkuam deri ketu, Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq.
Prodhuam 8 emra ne një mbledhje shumë të mirë të grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof. Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama“, mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj.