AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 11:00

Detaje/ Ismaillari mori kutinë e proshutës në frigorifer kur picieri e goditi ne thikë qafë e bark, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë në “City Lounge”! Dëshmia e stafit

Detaje/ Ismaillari mori kutinë e proshutës në frigorifer kur

Kryekuzhinieri i “City Lounge”, Indrit Ismaillari po merrte kutinë e proshutës në frigorifer kur u godit për vdekje me thikë nga vartësi i tij, Filip Shehu.

Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se autori dëgjon fjalët e rënda të viktimës ndaj tij, mori thikën duke e qëlluar për vdekje 3 herë, 1 në qafë dhe 2 në barkë.

Krimi ndodhi ditën e djeshme (28 Tetor) në lokalin në Komunën e Parisit, ku autori i ngjarjes, Filip Shehu, sipas burimeve kishte 3 muaj që punonte si ndihmës picier në restorant, ndërsa ishte vartës i Indrit Ismaillarit.

Ky i fundit punonte 5 vitesh si kryekuzhinier në “City Lounge”. E gjitha skena e krimit, referuar dëshmisë së autorit, por edhe këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, ka ndodhur në më pak se 1 minutë.

Në deklarimet e tij, 43-vjeçari ka thënë se është ndier i ofenduar nga eprori i tij, pasi e ka sharë me fjalë të rënda banale në sy të të gjithëve. Sipas autorit të dyshuar, viktimës i dukej vetja më i aftë për shkak të vjetërsisë që kishte dhe se ziheshin shpesh për këtë gjë

Raportohet se konflikti i ditës së djeshme ishte i çastit, për shkak të debateve në punë.

Edhe stafi i restorantit, të marrë në pyetje, deklaruan se autori ishte tip i mbyllur dhe nuk bisedonte me ta. Më herët, 43-vjeçati ishte larguar nga familja, dhe aktualisht jetonte i vetëm.