AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 09:02

Përroi i Zmejës rrezikon daljen nga shtrati, bllokohet aksi Skuraj-Burrel nga rënia e gurëve

Përroi i Zmejës rrezikon daljen nga shtrati, bllokohet aksi

Mëngjesi i sotëm ka rikthyet reshjet e dendura të shiut gati në të gjithë territorin e vendit. 

Mësohet se në qarkun e Lezhës, për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës, në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Në fotoja duket një rritje e madhe e nivelit të ujit. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit, ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana, dhe në rrugën e Currilave.