AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 15:35

Dëshmia/ Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim

Dëshmia/ Tentoi të përdhunonte të renë greke,

Është dorëzuar në polici autori i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një 24 vjeçare me nevoja të veçanta në Kipseli të Athinës.

Sipas burimeve policore, Mark Preçi 64 vjeç u dorëzua vetë në polici duke mohuar akuzat.

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe raporton se ai deklaroi fillimisht se ishte keqkuptim e gjithë ngjarja dhe se nuk donte t’i bënte keq 24 vjeçares.