TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një kërkesë në Kuvend, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Investimet strategjike.
Kërkesa mban firmën e shtatë deputetëve demokratë, konkretisht Gazment Bardhit, Dashnor Sulës, Jorida Tabakut, Dhurata Çupit, Lefter Gështenjës, Arbi Agalliut dhe Ferdinand Xhaferrajt.
Duke ju referuar ligjit për investimet strategjike, deputetët demokratë ndalen te rastet konkrete të denoncuar në media si rasti i Portit të Durrësit, rasti i anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës (PS) Gazmend Paja, që sipas tyre ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi.
Gjithashtu përmendet edhe rasti i bashkëshortit të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Artan Gaçi, që “ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit në fshatin Gjolekë të Himarës”.
Sipas tyre, këto raste dhe të tjera të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike kanë nxitur aludime mbi qëllimet e ligjit për investimet strategjike.
Ata thonë se, Komisioni për Investimet Strategjike do të ketë për objekt shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, hartimi i ndryshimeve ligjore dhe miratimi i projektligjit për “Investimet”.
Në përbërje të këtij komisioni do të jenë partitë parlamentare me përbërje të barabartë mes socialistëve dhe demokratëve. Sipas propozimit, ky komision do të duhet të ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor që nga data e miratimit të vendimit.
