TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se Partia Demokratike do të kryejë procesin e saj të brendshëm për të dalë me vendim për procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe kandidaturën që do të propozojë.
“PD do ketë mbledhje të strukturave të saj, të grupit të saj parlamentar për të diskutuar atë që po flasim këtu e për të marrë vendime. S’ka akoma një vendimmarrje sa i përket këtij procesi, në rastin tonë në procesin e brendshëm në PD të paktën të gjithë të jenë të përfshirë. Fatkeqësisht duhet të kishit pritur për këtë ditë që PS mos ia vendosnim damkën si presidenti i zarfit”, tha Tabaku.
Deputetja Tabaku theksoi se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin ta zgjedhe me votat e saj kreun e ri te shtetit.
“Fatkeqësisht ky proces s’ka nisur me seriozitetin që i takonte këtij procesi. Ndryshe nga sa ju thoni për të zgjedhur një kandidat që nuk i takon PS, procesi ka lindur e nisur në PS
do kish qene e udhës të niste ndryshe.
Ajo që është e sigurt që mazhoranca s’e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Me dy deputetë që sot ndodhen pas hekurave me dy deputetë të tjerë në pikëpyetje. Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës. Së pari duhet t’i sigurojmë qytetarëve një transparencë maksimale, për në çdo takim duhet të ketë transparencë. Nuk po zgjedhim një përfaqësues të PS”, tha Tabaku.