TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besnik Toma është i shpallur në kërkim nga policia si personi që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.
Tv Klan ka siguruar këto foto të kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.
Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.
Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe ish-deputeti Mark Frroku.
