AKTUALITET, 17 Janar 2022, 21:49

Dëmet nga tërmeti/ Shkon në 186 numri i banesave të verifikuara në Devoll

Dëmet nga tërmeti/ Shkon në 186 numri i banesave të

Bashkia Devoll vijoi edhe sot punën për verifikimin në terren të 12 banesave duke shkuar në 186 numri i banesave të verifikuara.

Në total janë evidentuar 236 kërkesë-ankesa të banorëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Sot është dërguar edhe një listë paraprake në Prefekturë vetëm me emrat e banorëve që kanë bërë ankimimin pranë bashkisë Devoll.