TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka shpjeguar qëndrimin e tij pasi ka bojkotuar sallën e parlamentit gjatë fjalës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Në një prononcim për SYRI-n, Paloka ka theksuar se "nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal i Turqisë".
Gjithashtu Paloka ka sqaruar se Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.
Paloka: Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtojë si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.
Miqësia e “vëllazëria” nuk kanë lidhje me vasalitetin.