TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa orë pas krimit të rëndë, shqiptari Renato Muhaj ka dalë para gjykatës në SHBA, pasi akuzohet për tetë vepra penale, me e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj.
Prokuroria e Largo në Florida, thotë se krimet e 34-vjeçarit erdhën dhe u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor, ndërsa tanimë duket se koha kur ai do të lërë qelinë do të jetë e largët.
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.
Në seanca gjykatësi u sigurua se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.
Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetje e vetme e tij ishte: “A do caktoni avokat për mua?”.
Ndërkohë që gjyqtari i tha “Po”, duke shtuar se avokati i tij ishte në sallë.