AKTUALITET, 31 Janar 2024, 15:41

Policia shqiptare do të përfitojë ekspertizë në fushën e krimeve kibernetike nga Japonia, Balla: Forcojmë kapacitetet

Policia shqiptare do të përfitojë ekspertizë në

Policia e Shtetit shqiptar do të përfitojë ekspertizë në fushën e krimeve kibernetike nga partnerët e Japonisë. Kjo çështje u diskutua në takimin sotëm mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadores së re të Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko. 

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Japonisë në projekte konkrete zhvillimore.

“Nënvizova nevojën për të përfituar nga eksperienca e Japonisë në forcimin e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit në fushën e krimeve kibernetike, luftën kundër lëndëve narkotike nëpërmjet trajnimeve në kuadër të Akademisë së Sigurisë”, tha ministri Balla.