TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar në PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ndarja e ka bërë jofunksionale partinë më të madhe opozitare, ndërsa theksoi se po shqyrtohet çdo mundësi për bashkim.
“Sigurisht që PD ka qenë e ndarë këto dy vite dhe kemi kuptuar se e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksionale, dhe po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim. Një projekt të përbashkët politik dhe një projekt të përbashkët kundër Edi Ramës”, tha ai.
"Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë në PD për sa kohë çështja e legjitimitet ndodhet në gjykatë. Sa të merremi me historinë e njohjeve duhet të fokusohemi tek ajo që ka nevojë Shqipëria. Ka nevojë për një PD dhe një opozitë që prezanton një alternative për t’u bërë e besueshme. Janë të gjitha mundësi nëse kapërcehet interesi personal”, tha ai.
Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i vetëdijshëm se përçarja e ka dëmtuar partinë më madhe opozitare, shprehet se është momenti për bashkim përtej interesave personal.
"Reforma nuk është bllokuar për shkak të problemeve të brendshme të PD-së. Reforma ka dy vite që nuk bën asgjë. Për shkak të bllokimit që i është bërë punës së Komisioinit, deputetët e opozitës kanë kërkuar riformatimin për ta bërë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore. Unë ndaj të njëjtin qëndrim me Celibashin që reforma zgjedhore duhet të ishte përmbyllur me kohë, duhet të jetë një reformë që adreson shqetësimet e Komisionit të OSBE – ODIHR dhe Venecias.
Detyra jonë është të bëjmë atë që është në interes të qytetarëve. Në interes është një reformë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që në 2025 t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira, të ndershme të pakontestuara. Nuk do të heqim dorë nga kjo betejë, sa kohë që është në interes të qytetarëve", tha ai.