AKTUALITET, 31 Janar 2024, 17:42

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, raportohet për të plagosur, mes tyre edhe një i mitur

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, raportohet për

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, ku raportohet për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një i mitur.

Dy automjete “Volsavgen” janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve fëmijë i mitur.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.