AKTUALITET, 31 Janar 2024, 15:26

Vetëplagoset me armë gjahu 25-vjeçari në Dibër

Vetëplagoset me armë gjahu 25-vjeçari në Dibër

Një 25-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Dibër. I riu është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sipas policisë 25-vjeçari me inicialet F. D., është plagosur në këmbë, ndërsa ka rezultuar se armën e gjahut e mbante pa leje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.