AKTUALITET, 31 Janar 2024, 17:31

Gazment Bardhi në DASH, takim me Escobar: SHBA, aleati ynë kyç!

Gazment Bardhi në DASH, takim me Escobar: SHBA, aleati ynë kyç!

Deputeti, njëherësh kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka postuar një foto në Departamentin e Shtetit amerikan, aty ku u takua me Gabriel Escobar, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor. Bardhi shfaqet së bashku me përfaqësues të maxhoncës.

“Në Departamentin e Shtetit. Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar”, shkruan Bardhi, në Facebook.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah, thotë Bardhi, duke shtuar se “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.”.