TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën dhe kryesisht deputetin demokrat Flamur Hoxha. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.
Shalsi tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet.
‘Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament. Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore.
Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu. Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit’, tha ai.
Në replikë, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite. Ai tha se deputeti Shalsi sulmoi opozitën dhe nuk foli për qytetarët që janë vjedhur nga kjo qeveri.
‘Shqiptarët e njohin mirë Flamur Hoxhën dhe e dinë sa herë ka qenë kontribues në poltikë në 2017-2021. Fakti që ai u morë me mua tregon se ai e përcaktojë rezualtin e 11 majit. Ai nuk foli për ato probleme që kanë kuksianët në 12 vite, ai u morë me mua dhe me opozitën sepse opozita qënka e keqja e këtij vendi sipas tij. Ai harrojë që të thotë pse ata janë të varfër dhe të vjedhur nga kjo qeverisje’, tha ai.
Flamur Hoxha: Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja, për problemet që u ngritën, u mor me partinë, me mua dhe opozitën, unë sapo e thashë në këto 4 vite, duke u marr me opozitën se qenkja e keqja Shalsi Harroi të ballafaqohet me kuksianët pse janë të varfër, pse nuk ka rrugë, pse nuk ka energji, pse në 4 vite nuk e ka takuar shoqatën e tokave të përmbytura, qoftë Shalsi apo para tij. Flamur Hoxha nuk është deputet në këtë Parlament nëse s’fiton në Kukës, o unë o ti të jemi Parlament nëse Kukësin e fitojmë ne apo ju.