AKTUALITET, 31 Mars 2022, 11:02

Debate në mbledhjen e parë! Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish sot

Debate në mbledhjen e parë! Grupi parlamentar i Partisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish sot, për të dytën herë brenda ditës. Mbledhja do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare.

Kujtojmë se mbledhja e parë pak para nisjes së seancës plenare zgjati vetëm disa minuta, ndërsa u shoqërua me debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se pas vendimit të gjykatës ajo që po ndodh në selinë blu është “atmosferë pushtimi”.

Alibeaj u shpreh se duhen dhënë sinjale bashkimi, por ato nuk mund të jepen duke ardhur, sipas tij, në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit siç bëri Berisha.

Alibeaj tha se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar.