AKTUALITET, 16 Maj 2023, 21:29

Celibashi kërcënon me padi ata që vonojnë numërimin për këshillat bashkiakë

Celibashi kërcënon me padi ata që vonojnë numërimin

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka nxjerr një urdhër, ku u kërkon të gjitha qendrave të votimit që të vazhdojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të votave për këshillin bashkiak dhe ku kërcënon me padi ata që e vonojnë qëllimisht procesin.

Celibashi shkruan se veprimet apo mosveprimet e anëtarëve/sekretarit të KZAZ-ve dhe të anëtarëve të GNV-ve, përfshirë ngadalësimin e procesit të numërimit, konsiderohen shkelje e pikës 5, të nenit 119 të Kodit Zgjedhor, dhe përbëjnë shpërdorim detyre në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal dhe materiali kallëzues dërgohet menjëherë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor përkatës.

"Komisionet e Zonës së Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ-të) dhe Grupet e Numërimit të Votave (GNV-të) të vijojnë procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë në mënyrë të pandërprerë.
Veprimet apo mosveprimet e anëtarëve/sekretarit të KZAZ-ve dhe të anëtarëve të GNV-ve, përfshirë ngadalësimin e procesit të numërimit, konsiderohen shkelje e pikës 5, të nenit 119 të Kodit Zgjedhor, dhe përbëjnë shpërdorim detyre në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal dhe materiali kallëzues dërgohet menjëherë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor përkatës.
Ngarkohen KZAZ-të dhe GNV-të për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë"-thotë urdhëri i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.