TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Menaxhim skandaloz nga KQZ”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e zgjedhjeve, kur në shumë prej qendrave të votimit nuk punonte pajisja e identifikimit elektronik, për tenderin e të cilave ishin shpenzuar 3,4 milionë dollarë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është pyetur mbi deklaratën e Ramës.
Kryekomisioneri tha se nuk ka asnjë koment për këtë deklaratë. “Më lejoni t’ju them që nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit” -tha shkurtimisht ai. Celibashi tha pajisjet ende nuk kanë mbërritur në KQZ, por me siguri do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve nga jashtë.
“Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve. Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu”, tha ai.
Ai shtoi se është ndjerë i keqardhur dhe i inatosur kur pa pamjet se si hidheshin pajisjet elektronike të identifikimit. “Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim” shtoi Celibashi.