AKTUALITET, 16 Maj 2023, 20:55

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Rejkjavik e puthi në ballë, "dashuria" e Ramës me homologun luksemburgas

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Rejkjavik e puthi në

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave të pranishme është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.

Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që kanë shkaur në Rekjavik dhe do të ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Rejkjavik e puthi në

Më 6 dhjetor 2022 Edi Rama teksa iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel, pasi e priti në Tiranë, ku u mbajt Samiti i BE-së. Më pas zyra e kryeministrit tha se kjo ishte shaka me homologun e tij nga Luksemburgu, të cilit Rama i ’ktheu reston’ e vizitës zyrtare në Tiranë më 26 gusht, kur, teksa u prit nga Rama, Betel u ngrit në majë të gishtave për të bërë foton. 

Ndërsa 4 muaj më pas Rama priti Bettel në samit dhe u ul në gjunjë si në formë batute për t’i treguar se tashmë nuk ishte Rama më i gjatë, por homologu i tij nga Luksemburgu. Nuk dihet se çfarë shpjegimi do të jepet kësaj radhe për puthjen në ballë, kësaj "kimie" mes dy homologëve kryeministra.

Në Tiranë iu ul në gjunjë, në Rejkjavik e puthi në