AKTUALITET, 16 Maj 2023, 19:57

E qëllon me shkelma dhe e tërheq zvarrë, nëna dhunon fëmijën në Durrës, pamjet tronditëse (Video)

E qëllon me shkelma dhe e tërheq zvarrë, nëna dhunon

Pamje të rënda po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet dhunimi i një fëmije, siç raportohet nga nëna e tij. 

Gruaja nga Durrësi, është filmuar, teksa dhunon fëmijën e saj të vogël në mes të lagjes. Ngjarja është regjistruar në Lagjen 13 të Durrësit, ku shihet që nëna godet pa pushim fëmijën e saj.

Fillimisht, ajo e qëllon me shuplaka, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm.

Në vendngjarje janë edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak. Videoja e publikuar nga JOQ është filmuar nga një qytetar, që është shokuar nga kjo ngjarje.