TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

58 miliardë lekë do të shkojnë për mbrojtjen, buxheti më i madh i akorduar që pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministri Pirro Vengu tha se ky fond do të përdoret për të ringjallur industrinë e mbrojtjes ndërsa do të nisë edhe prodhimi i municionëve, armëve, dronëve apo sistemeve antidronë.
"Synojmë të rritem me 12% më shumë nga buxheti i 2025 dhe ku dhe prodhimi i brendshëm bruto është 2.12 %. Buxheti është i madh jo vetëm në volum por edhe i qartë. Nga kapitali njerëzor dhe nga dinjiteti i ushtarakëve dhe për të financuar statusin e ushtarakëve me më shumë se 13 mld lekë dhe sa i përket kapitalit njerëzor që të jenë në mesataren e NATO-s. Industria ushtarake ishin ato që u sqaruan. Projekt-buxheti synon të financojë municione, mjetet e blinduara një kapacitet kaq i nevojshëm i cili s’ka qenë në dispozicion dhe sistemet anti-drone dhe dronët ushtarakë dhe digjitalizimi dhe inovacioni", tha ministri.
Ambicia është që dronët shqiptarë të përdoren për të ruajtur sigurinë në samitin e NATO-s që do mbahet në Tiranë, në 2027.
"Ky është objektivi që i kemi vendosur vetes, prandaj vijuam edhe me themelimin e një kompanie që do të sigurojë këtë prodhim me patentat dhe transfertë teknologjie siç quhet në zhargonin e industrisë ushtarake, pra një teknologji e huaj që transferohet dhe prodhohet këtu.", shtoi ai.
Ndërsa i përket kërkesës së Trump për rritjen e buxhetit te mbrojtës me 5%, Vengu dha këtë përgjigje. "Kam diskutuar me kolegë europianë, e arrijmë deri ne 2035, përfshin 3.5% te PBB dhe 1.5% te infrastrukturës e sigurisë kibernetike dhe investime", tha Vengu.
Një koment e kishte edhe për deklaratën e Berishës se i është kërkuar dorëheqja. "I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta këto gjëra. Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë.", tha ai.