AKTUALITET, 12 Nëntor 2025, 13:57

Ndryshime në qeveri: Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm

Ndryshime në qeveri: Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia

Paraditen e sotme është mbajtur mbledhja e qeverisë ku janë miratuar ndryshime sa i përket Ministrisë së Brendshme.

Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm.

Xhemal Qefalia kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend.

Ndërsa sipas burimeve, ish-ligjvënësi socialist është emëruar si zëvendës ministër i Brendshëm.