TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, ështër thirrur me urgjencë në zyrë nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas ngjarjes ku u plagos Muçi Shaljani, pranë aeroportit të Rinasit.
Takimi vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rinas, ku mbeti i plagosur një punonjës i AMP-së, i cili po bente shoferin për Golmando Danin!
Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi rastin duke bërë me dije se rejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ministria e Brendshme njoftoi se të gjitha rekrutimet e fundit janë duke u verifikuar, ndërsa hetimet po vijojnë.