AKTUALITET, 12 Nëntor 2025, 13:42

Kuvend/ Përplasje në komisionin për Infrastrukturën, Balliu akuzon Ceno Klosin: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

Kuvend/ Përplasje në komisionin për Infrastrukturën, Balliu

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi rëndë deputetin socialist Ceno Klosi për përfshirje në veprimtari kriminale.

Gjatë diskutimeve në komision, Balliu e akuzoi Klosin për “lidhje me krimin dhe trafik droge”, duke e quajtur “hajdut dhe kriminel”.

“Je hajdut dhe kriminel. Ke kaluar tonelata me drogë në dogana. S’duhet të jesh këtu, por në burg,” deklaroi Balliu.