TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 49 vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e policisë për dhunë. Sipas bluve M.Ndoj ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrollit në banesë efektivët gjetën edhe një pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.
Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.