TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që do të zhvillohet në orën 15:00, raportet që do të kenë me Kuvendin, pas burgosjes së ligjvënësit Ervin Salianji.
Kjo u bë e ditur nga deputeti Edi Paloka, i cili tha se me përjashtim të tij dhe deputetes Jorida Tabaku, asnjë nga ligjvënësit e PD-së, nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve.
“Vendimi do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Ccështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë përsa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam.
Lidhur me çështjen e integrimit dhe domosdoshmërinë për të paraqitur para shqiptarëve qëndrimin e PD-së. Vendimet e tjera do të merren në mbledhjen e Grupit në orën 15:00. Edhe për qëndrimin në Komisione edhe marrëdhënien që do të kemi sot e tutje me këtë Parlament”, tha Tabaku.
I pyetur nëse opozita ka mbështetjen e opozitës lidhur me qëndrimet apo propozimet që ka, deputeti demokrat tha se nuk besonte se ka ndonjë ndërkombëtar që kundërshton luftën ndaj krimit.
Paloka tha se ajo që opozita propozon është lufta ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe nuk besoj se ka diplomatë, përfshi edhe ata që paguhen nga Soros apo përfitojnë nga Qeveria, që të dalin dhe ta kundërshtojnë publikisht.