AKTUALITET, 1 Shkurt 2022, 14:37

"Budallallepsja vjen nga dy rrugë"/ Edi Rama tjetër përgjigje për akuzat e grupit Luli në PD (video)

"Budallallepsja vjen nga dy rrugë"/ Edi Rama tjetër

Vijojnë replikat mes kryeministrit Rama dhe zëdhënëses së grupit Luli në PD, Oriola Pampuri, e cila këmbëngul se kryeministri ka shpenzuar para në një resort luksoz dhe për një udhëtim me charter.  

Rama ka publikuar sërish një video, për të përgënjeshtruar akuzat e PD. Kryeministri deklaroi se ka qëndruar me familjen në Mynih dhe jo në "llixhat e carëve dhe perandoreshave". 

Në video, Rama vijon talljen me matematikën e Bashës, që uli 5004 delegtë në 1958 karriket e Pallatit të Kongreseve dhe e quan PD-në, "një teneqe të ndarë në dysh". 

"Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s'është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë", shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s'është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.
Ja në video një shembull i freskët fare nga rruga e palës së parë", shkruan Rama. 

VIDEO: