AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 10:29

Akuzohet se i pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanit që t’i vriste gruan, Apeli lë në burg ish-avokatin

Akuzohet se i pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanit që t’i vriste

Apeli i GJKKO ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, i cili u arrestua në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Dyshohet se Bengasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten.

Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro.

Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.