AKTUALITET, 8 Qershor 2024, 15:00

Denoncimet/ Dy nëna në Lushnjë kërkojnë djalin dhe vajzën: Kemi humbur kontaktet

Denoncimet/ Dy nëna në Lushnjë kërkojnë djalin dhe

Dy nëna në Lushnje kanë denoncuar zhdukjen e fëmijëve të tyre në Komisariatin e Lushnjës. Mësohet e një 23-vjeçar dhe një 42-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre përkatëse dhe kanë humbur kontaktet me familjet.

Ndërsa, nënat kanë kërkuar ndihmë për të bërë të mundur gjetjen e djalit 23-vjeçar dhe vajzës 42-vjeçare.

Rasti i parë bën fjalë për një të ri nga fshati Ngurrëz e Madhe. Ndërkohë, rasti tjetër i përket një 42-vjeçareje, e cila thuhet se ka humbur pa adresë. Po punohet për gjetjen e tyre.