TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas protestave masive në disa qytete policia ka arrestuar disa persona ndërkohë që disa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Kështu në Durrës janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen si organizatorë të tubimit të mbajtur mbrëmjen e kaluar, mosbindje ndaj policisë dhe pengim të mjeteve të transportit.
Ndërkohë nën hetim janë vënë 50 persona të cilët kanë qenë pjesëmarrës në protestë.
Në Shkodër ka tetë persona të vënë nën hetim të cilët dyshohet se kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e automjeteve në sheshin Parrucë. Një person pjesëmarrës në këtë protestë është shpallur nën hetim nga blutë e Shkodrës.
Arrestime ka pasur edhe në Kukës, ku në pranga janë vënë pesë persona të cilët sipas policisë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja senset në rrugën e Kombit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 13 persona të tjerë.
Policia u bën apel qytetarëve të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve duke u kujtuar atyre se do të përballen me forcën e ligjit.