AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 18:43

“Blinde, blinde”/ Berisha publikon videon e gardistëve që “izolojnë” Kryesinë e Kuvendit: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit

“Blinde, blinde”/ Berisha publikon videon e gardistëve që

Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë.

Qeveria ka marrë masat teksa ka “blinduar” me policë Kryeministrinë.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social një video ku shihet se si efektivët e gardës mbyllin dyert e Kryesisë së Kuvendit.

“Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i droges dhe krimit” – shkruan Berisha.