AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 14:47

Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan të Madh

Zjarr në Fier, rrezikohen antenat televizive dhe celulare në Peshtan

Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disa vjeçare është përfshirë nga zjarri në kodrat e Peshtanit të Madh në Fier.

Zjarri ka rënë dhe pranë varrezave të vjetra të fshatit. Nga zjarri rrezikohen antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Në vendngjarje policia dhe zjarrfikësja po lufton të shuajë flakët. Përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonave përreth.