TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”.
Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.
Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.
Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.
“I shkreti Kastriot , vuante nga një tumor në tru, që do të vdiste, gjithsesi.
Per sa i perket aktit, ka të bëjë me problemet psiqike që krijon tumori. Nuk di si ka qenë si gazetar, por në neurokirurgji ku ka qenë i shtruar ishte zoteri dhe shumë falenderues për personelin e spitalit,” tregon mjekia.