AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 14:04

Nuk i ndaluan policisë në Lungomare, blutë i vendosen pas Nissan-it! Brenda mjetit ndodhej i shumëkërkuari për masakrën e Çoles

Nuk i ndaluan policisë në Lungomare, blutë i vendosen pas

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të masakrës së Çoles, Ani Begaj. 

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me një person tjetër me një automjet në zonën e Lungomare dhe nuk i janë përgjigjur thirres së policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

Blutë e Vlorës i janë vënë pas dhe kanë arritur t’i bllokojnë në një rrugicë pa dalje në lagjen Pavarësia.

Brenda Nissan ndodhej i shumëkërkuari për masakrën e Çoles dhe një person tjetër, i cili sipas burimeve ishte gjithashtu në kërkim. Por identiteti i këtij të fundit nuk dihet ende.

Ani Begaj dhe personi që e shoqëronte në makinë janë vendosur në pranga, ndërsa brenda Nissan janë gjetur dy pistoleta që janë sekuestruar nga policia.